Noizy ishte i ftuar këtë të enjte në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Në intervistën e dhënë për koncertin “Alpha  Show” që do të organizohet në 14 gusht në Tiranë, Noizy ka zbuluar ekskluzivisht edhe skenën e koncertit, ku sipas tij do të jetë një mega-spektakël i vërtetë i standardeve botërore.

“Do të jetë skena më e madhe që është bërë ndonjëherë në Shqipëri. Do jetë skenë aq e madhe sa universitetin nuk do të mund ta shohësh më. Skena është e lëvizshme, skena është e gjallë. Në momentin që do të dali artisti i fundit, që fatmirësisht jam unë, në këtë moment do të ndodhi diçka magjike në skenë”, ka zbuluar Noizy.

Por çfarë do të veshi Noizy gjatë koncertit të tij?

“Është e sigurt që do jem me tuta, me kanatiere 100% do kem disa bluza për t’u ndërruar pasi performanca do të jetë rreth 1 orë e gjysmë ose 1 orë e 40 minuta”, tha reperi i njohur.

Ori Nebijaj e ka pyetur ndër të tjera reperin nëse vajza e tij, Leandra, do të vijë tek koncerti i tij.

“Nuk jam i sigurt. Me qejf e kam të vijë ta shohë. Mund të jetë me familjen time”, është shprehur Noizy.

“Alpha Show” do të mbledhë disa nga artistët më të suksesshëm të momentit shqiptarë, por edhe ndërkombëtarë, me disa prej të cilëve ka bërë bashkëpunime.

 

Top Channel