Në fillim të korrikut, filluan të qarkullojnë zëra për një lidhje të mundshme mes Karim Benzema dhe Jordan Ozuna.
Gjithçka ndodhi kur francezi po shijonte pushimet e merituara pas sukseseve të mëdha të arritura gjatë sezonit të kaluar me Real Madrid.
Futbollisti u kap nga disa fotografë në shoqërinë e kësaj modeleje bukuroshe amerikane, në bordin e një jahti luksoz.
Që nga ai moment, të shumtë janë ata që kanë treguar për një lidhje të mundshme mes tyre. Top Albania Radio shkruan se tashmë, është vetë Jordan Ozuna ajo që publikon imazhet e para me Benzema, në Instagram, ku ka më shumë se 337 000 ndjekës.
Edhe pse 32-vjeçarja nuk e sqaron se cila është lidhja e saj me futbollistin francez, e vërteta është se këto imazhe vlejnë sa një mijë fjalë.
Nga ana e tij, Benzema nuk i ka ndarë në profilin e tij këto foto, në të cilat preferon të fokusohet tek ana profesionale.
Rikujtojmë, se sulmuesi i Francës dhe i ekipit spanjoll Real Madrid, u shpall fajtor për shantazh seksual ndaj një futbollisti tjetër francez rreth një viti më parë.
Sipas BBC-së, një gjykatës dënoi Benzema-në me një vit burg me kusht dhe e urdhëroi atë të paguajë një gjobë prej 75 mijë eurosh. Skandali tronditi komunitetin e futbollit në Francë dhe të dy lojtarët humbën vendet e tyre në Kombëtare.
Rasti daton qershorin e vitit 2015, kur që të dy futbollistët ndodheshin në një kamp stërvitor francez.
Top Channel