Gjykata e Lartë bën bilancin, ulet numri i dosjeve stok: Ja sa dosje presin ende për t’u shqyrtuar

03/08/2022 10:58

Në Gjykatën e Lartë, numërohen aktualisht 30.751 dosje stok, të njohura ndryshe si ‘backlog’, të cilat presin të shqyrtohet.

Referuar shifrave të mundësuara nga sistemi elektronik i menaxhimit të çështjeve gjyqësore, Gjykata e Lartë njoftoi se gjenden të regjistruara 10.069 çështje administrative, 16.376 çështje civile dhe 4.306 çështje penale.

“Në uljen e ndjeshme të backlogut të çështjeve ka ndikuar numri i lartë prej 8,637 vendime gjyqësore që janë dhënë nga muaji Prill 2020, kur rifilloi funksionimi i Gjykatës së Lartë, deri në datën 31 Korrik 2022.

Gjykata e Lartë sqaron opinionin publik se për publikimin e statistikave apo të dhënave mbi shqyrtimin e dosjeve, do të mbajë në vëmendje informimin, në kuptim edhe të konceptit backlog në gjyqësor, mbi numrin e saktë të dosjeve të depozituara më herët, të cilat sipas afatit kohor të përcaktuar në legjislacionin procedural janë në pritje për shqyrtim.” -thuhet në njoftim.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA