“Tifozët mezi po e presin”/ Modelja e PlayBoy kërkon të blejë klubin e zemrës: Po më diskriminojnë

02/08/2022 22:02

Klubi i elitës në Kili, O’Higgins është nxjerrë në shitje nga pronari aktual, Ricardo Abumohor.

Në mesin e shumë pretendentëve për të marrë drejtimin e klubit spikat modelja e Playboy, Daniella Chavez.

Kjo e fundit, është një fanse e madhe e skuadrës së O’Higgins dhe më në fund ka mundësinë të zotërojë klubin e zemrës ndërsa po bën gjithçka për të mbledhur paratë e nevojshme. Por, 32-vjeçarja pretendon se është duke u diskriminuar pasi pronari aktual nuk e merr parasysh ofertën e saj.

“Klubi është në shitje, por Abumohor me një akt diskriminimi më ka mbyllur dyert sepse unë jam një femër dhe kam pozuar për PlayBoy. Ai ka pretendime mbi mënyrën se si unë kam bërë para. Pra, klubi është në shitje për të gjithë përveç meje. Megjithatë, kur të përfundoj së mbledhuri të gjitha paratë do të fals sërish me klubin”, shprehet Chavez. Në fakt, Chavez nuk e ka për herë të parë dëshirën për të investuar në sport, pasi në të kaluarën e ka bërë diçka të tillë me një skuadër kilene të ligave inferiore, Rancagua Sur Sports Club.

FOTO GALERI
5/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA