Kryeministri grek fton arvanitasit në kryeministri, ia marrin këngës shqip, reagime të shumta në rrjet
Një aksident tragjik ndodhi në orën 01.30 minuta në kilometrin 171 të aksit që lidh Patrën me Janinën vendin e quajtur Terovë.
Sipas policisë lokale, dy viktmat janë bashkëshortët 58 dhe 50 vjeç, shtetas shqiptarë, emrat e të cilëve nuk bëhen publikë për momentin.
Policia lokale njoftoi se dy viktimat ndodheshin jashtë automjetit të tyre që kishte pësuar defekt në korsinë e emergjencës, në kohën që u përplasën prej një tjetër automjeti, drejtuesi i të cilit deklaroi se nuk i pa në kohë.
Mësohet se në momentin e aksidentit viktimat nuk kishin veshur jelekët fosforeshentë,ndërsa dy djemtë e familjes,10 dhe 26 vjeçë ndodheshin në automjet. Ata u dërguan në spitalin e artës me plagë të lehta.
Policia ka arrestuar autorin e aksidentit ndërsa ka nisur një hetim lidhur me ngjarjes.
Top Channel