Dhuna dhe bllokimi i rrugëve me barrikada në veri të Kosovës,  është një skenë e përsëritur.

Historia e ka treguar se sa herë që  serbët  kanë dashur të kundërshtojnë vendimet  e qeverisë së Kosovës, kanë bllokuar rrugët me barrikada e kanë shkaktuar trazira si forma presioni. Në periudhës të ndryshme kohore që nga 2011 kur kryeministër ishte Hashim Thaci, serbët kanë bllokuar disa herë rrugët në veri, në këtë vit ata dogjën edhe pikën kufitare 1 në Jarinjë.

Ndërsa në janar të 2013 , u desh ndërhyrja e KFOR-it që të largoheshin barrikadat e betonit në fshatin Rudarë të Zveçanit, duke hapur në këtë mënyrë magjistralen Mitrovicë-Leposaviç.  disa mijëra serbë protestuan asokohe kundër kompromiseve të arritura mes Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Demonstruesit kërkuan që të anulohen të gjitha marrëveshjet e arritura dhe paralajmëruan ngritjen e barrikadave të reja. “Ne nuk duam shtet të Kosovës” dhe “Stop truqeve dhe mashtrimeve të Brukselit”, shkruhej  në parullat që mbanin në duar protestuesit. serbët në veri të Kosovës refuzonin të paguanin taksat doganore në pikëkalimet kufitare mes Serbisë dhe veriut të Kosovës, gjë për të cilën u ra dakord në Bruksel.

Edhe në mars te 2018 ata vendosën barrikada në fshatin Rudar të Zveçanit, pas arrestimit te Marko Gjuric, shefi i zyrës së Kosovës në qeverinë e serbisë asokohe.

Në vitin 2021 këto përplasje kulmuan si asnjëherë me parë, në 20 shtator, qeveria e Kosovës ne drejtimin e Albin Kurtit, mori vendimin që shoferët nga Serbia, me të hyrë në Kosovë, t’i ndërrojnë ose mbulojnë targat e tyre dhe të marrin regjistrim të përkohshëm të Kosovës.

Vendimi shkaktoi zemërim të madh , serbët u përplasën me forcat e policisë, dhe madje u përdor edhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, në dy pikat problematike Jarinjë dhe Bernjakë. Kosova kishte paralajmëruar vendosjen e masës së reciprocitetit për targat e veturave të Serbisë, gjatë raundit të fundit të dialogut me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Problemi asokohe u zgjidh duke vendosur targa me letra ngjtëse.

Ndërsa një ditë më parë, përsëri në Jarinjë dhe Bërnjakë, Për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe, serbët lokalë në Kosovë më 31 korrik vendosën barrikada në rrugë. Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se është i përgatitur të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti në veri të Kosovës.

 

Top Channel