Xhelozia duket se ka qenë shkaku i vrasjes makabre të Jetlira Elezit nga bashkëjetuesi i saj Ramiz Maci.

Dyshohet se 37-vjeçari ka qenë xheloz dhe për këtë arsye ai e ka dhunuar pesë ditë më parë, por udhër-mbrotja nuk e mbroi dot Jetlirën nga vrasësi me të cilin ajo bashkëjetonte.

Ramiz Mici së bashku me 37-vjeçaren jetonin në lagjen “Skënderbej” prej 4 muajsh në një banesë me qira. 37-vjecarja ishte e divorcuar dhe kishte dy fëmijë nga martesa e parë. Edhe autori i vrasjet ishte i divorcuar dhe kishte dy fëmijë nga martesa e mëparshme.

Sot 37-vjeçarja do të largohej nga banesa pasi kishte gjetur shtëpi tjetër, por sherri në mesnatë ka agravuar me vrasje.

Ndërkohë, policia është vënë në ndjekje të autorit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes pasi ka kryer krimin.

Top Channel