Personi që shihni në foto është 37-vjeçari Ramiz Mici që goditi me thikë për vdekje bashkëjetuesen e tij, Jetlira Elezin.

Ramiz Mici së bashku me 37-vjeçaren jetonin në lagjen ‘Skënderbej’ prej 4 muajsh në një banesë me qira.

37-vjecarja ishte e divorcuar dhe kishte nisur një lidhje me Ramizin, e cila rezultoi fatale.

Krimi i rëndë në familje ndodhi mëngjesin e kësaj të shtune, ndërsa Policia është vënë në ndjekje të autorit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes pasi ka kryer vrasjen.

Top Channel