Reshjet e mëdha të shiut dhe breshërit kanë shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore në fshatin Steblevë të Librazhdit.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka publikuar pamje të tokave të mbuluara me breshër.
Ai shprehet se ka komunikuar me Ministren e Bujqësisë, Frida Krifca dhe është ngritur një grup pune për verifikimin e dëmeve dhe mbështetjen e bujqve të dëmtuar.
“Kam komunikuar me Ministren e Bujqësisë Frida Krifca e cila në mënyrë të menjëhershme ka ngritur një grup pune për verifikimin e dëmeve dhe mbështetjen e bujqve të dëmtuar”, sipas Ballës.
Sipas informacioneve, në fshatin Steblevë çdo prodhim është shkatërruar ndërsa dëme të mëdha ka edhe në pemëtari. Në zonë kanë shkuar për verifikime grupet e Ministrisë së Bujqësisë dhe bashkisë së Librazhdit,
Dëme të shumta stuhia ka shkaktuar edhe në fshatrat e Prrenjasit.
Top Channel