Një person që qarkullonte me armë zjarri në brez është arrestuar këtë mbrëmje në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen 14 të qytetit. Policia ka konstatuar këtë shtetas  me armë në brez dhe është vënë menjëherë në ndjekje të tij i cili sapo ka parë policinë ka hedhur armën në koshin e mbeturinave dhe është kapur pak metra më tutje.

Emri i personit të arrestuar momentalisht nuk bëhet i ditur dhe ështe shoqëruar në komisarit.  Forca të shumta policie duke bërë krehjen e zonës për të parë nëse ka pasur sende të tjera.

Top Channel