I nxehtë dhe breshër/ Kapriçot e motit shkaktojnë dëme të mëdha në disa zona të vendit

29/07/2022 15:16

Gjatë orëve të fundit ka nisur rrebeshe shiu në disa zona të vendit.

Këto janë pamjet në fermat e disa fshatrave të Librazhdit.

Në fshatin Steblevë është shkatërruar i gjithë prodhimi nga breshëri

Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 15 vatra zjarri dhe nga këto vetëm dy janë ende aktive, në fshatin Ndërshen, bashkia Mirditë dhe në fshatin Vinjollë, bashkia Kurbin.

 

Top Channel