Denisa dhe Irini, gjatë qëndrimit të tyre në Vlorë takuan reperin Gjiko dhe zhvilluan me të një intervistë të veçantë për “Pushime On Top”.

Gjiko tha se Vlora është destinacioni i tij i preferuar në Shqipëri.

“Për mua, është vendi i preferuar në Shqipëri. E frekuentoj shumë, mund të them që një herë në muaj, jam në Vlorë. Largohem nga bota kur vij në Vlorë”, tha ai.

Artisti u shkëput për pak kohë nga përgatitjet për koncerti e radhës në jug të vendit, ndërsa u përgjigjet pyetjeve të gazetareve për muzikën në Shqipëri dhe Kosovë.

Ai thotë se kurrë nuk ka qenë më e lehtë të bësh muzikë se tani.

“Edhe artistët e rinj nuk kanë nevojë për asnjë për suport, pasi kanë platformat e ‘Youtube’, ‘Instagram’. Nuk është aq problem sa ka qenë më parë. Talenti e ka vendin ku mund të shfaqet. Nëse një artist ka talent, bën muzikë të bukur dhe është i veçantë, është e lehtë të arrijë te veshi i dëgjuesve.

Por tani, me kaq shumë artistë, duhet të kesh shumë talent dhe të jesh shumë i veçantë për të depërtuar te dëgjuesi”.

Por, a do të donte Gjiko që fëmijët e tij, Zëri ose Bota të merreshin me muzikë?

“Kur kemi qenë rreth 10 vjeç, kam qenë në një festival në Pejë. Aty ka qenë një artist që nuk po ia përmend emrin. Kur ai këndonte, prindi e shihte dhe qante prej emocioneve të mëdha. Ai moment më ka ngelur në mendje. Nuk kam qejf të imponoj asgjë, por çdo gjë që duan dhe e bëjnë me pasion, unë jam dakord”.

Këngët e Gjikos në bashkëpunim me artistë të tjerë janë shndërruar në hit-et e kësaj vere. “Dallavere”, në bashkëpunim me Young Zerkën, “Digji krejt” me Fifin apo “Kce kce” me Majk janë dëgjuar miliona herë në “Youtube”, ndërkohë që luhen kudo në bare këtë sezon.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel