Vite më parë piktori Abaz Hado krijoi një sërë grafikash kushtuar SHBA-ve. Ai i hodhi në letër mendimet e tij në vitin 2002, kur sapo ishte kthyer nga një vizitë Uashington. 

Këto grafika tregojnë vijnë fill pas ngjarjes së 11 shtatorit. E cila nisi si një ditë e bukur në atë vend që quhet si vendi I demokracisë, por që më pas përfundoi ,e një ngjarje shënjuese në historinë e botës.

Këtë cikël Abaz Hado ja ka dhuruar Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, në shenjë miqësie, për atë që SHBA ka bërë për ne.

Njëkohësisht dhe respekt duke marrë parasysh edhe 100 vjetorit e marrëdhënieve Shqipëri- SHBA.

Punimet e artistit (aktualisht drejtor i Galerisë së Tiranës) ndodhen në GKA, dhe në koleksione private në Itali, Japoni, Austri, SHBA, Norvegji, Gjermani, Greqi, Angli.

 

Top Channel