Foto ilustruese

Një 8-vjeçare është plagosur, pas një zjarri në banesën e saj në fshatin Façesh të Dajtit.

E mitura ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 29.07.2022, rreth orës 12:40, në fshatin Façesh, në Dajt, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit B. B., dhe si pasojë është dëmtuar vajza e tij e mitur 8 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel