Ndonëse ligji kërkon që ata të jenë të njohur vetëm nga eprorët pasi shërbejnë në Forcën e Posaçme Operacionale dhe kryejnë aksione vëzhgimi dhe agjentësh nën mbulim, Gjykata e Posaçme me miratimin e SPAK thërri 11 oficerë të kësaj njësie.

Pyetja e tyre ishte për të mësuar se çfarë qëndrimi dhe reagimesh patën ata gjatë aksionit për të arrestuar Mimoza Margjekën, në atë kohë gjyqtare apeli në Korçë.

Pyetja e oficerëve, pjesë e departamentit qe kryen hetime me metoda speciale, ditën kur u arrestua Mimoza Margjeka për akuzën e korrupsionit e ndoqën atë dhe e survejuan. SPAK thotë se të bashkëpandehurit e tjerë Nejton Bali, Klaudio Zhilla dhe avokati Skënder Demiraj i dhanë gjyqtares përmes bashkëshortit shumën e 6 mijë euro në këmbim të një vendimi gjyqësor. Marrëveshja me para u krye për të ndryshuar një masë sigurimi për të burgosurin Orion Bali, që po hetohej për kalim të paligjshëm të kufirit.

Oficerët qëndruan në hollin e gjykatës për një kohë të gjatë dhe u ekspozuan ndaj akuzave të të pandheurve dhe të folurës me tone të ashpra.

Si dëshmitarë të kërkuar nga mbrojta, agjentët dhanë përgjigje përpara palëve se çfarë ndodhi ditën e prangosjes së gjyqtares, ku secili prej tyre këmbënguli se nuk mund të veçonte asgjë ndryshe krahasuar me aksionet e tjera.

Top Channel