Shpërthimi me tritol ku humbi jetën Hysni Ymeri, mbahet sot gjyqi për katër të arrestuarit Ndonëse ligji kërkon që ata të jenë të njohur vetëm nga eprorët pasi shërbejnë në Forcën e Posaçme Operacionale dhe kryejnë aksione vëzhgimi dhe agjentësh nën mbulim, Gjykata e Posaçme me miratimin e SPAK thërri 11 oficerë të kësaj njësie.
Pyetja e tyre ishte për të mësuar se çfarë qëndrimi dhe reagimesh patën ata gjatë aksionit për të arrestuar Mimoza Margjekën, në atë kohë gjyqtare apeli në Korçë.
Pyetja e oficerëve, pjesë e departamentit qe kryen hetime me metoda speciale, ditën kur u arrestua Mimoza Margjeka për akuzën e korrupsionit e ndoqën atë dhe e survejuan. SPAK thotë se të bashkëpandehurit e tjerë Nejton Bali, Klaudio Zhilla dhe avokati Skënder Demiraj i dhanë gjyqtares përmes bashkëshortit shumën e 6 mijë euro në këmbim të një vendimi gjyqësor. Marrëveshja me para u krye për të ndryshuar një masë sigurimi për të burgosurin Orion Bali, që po hetohej për kalim të paligjshëm të kufirit.
Oficerët qëndruan në hollin e gjykatës për një kohë të gjatë dhe u ekspozuan ndaj akuzave të të pandheurve dhe të folurës me tone të ashpra.
Si dëshmitarë të kërkuar nga mbrojta, agjentët dhanë përgjigje përpara palëve se çfarë ndodhi ditën e prangosjes së gjyqtares, ku secili prej tyre këmbënguli se nuk mund të veçonte asgjë ndryshe krahasuar me aksionet e tjera.
Top Channel