Sot 100 vjetori i marrëdhënieve SHBA- Shqipëri/ Yuri Kim: Edhe në ditët më të errëta të diktaturës shqiptarët trima…

28/07/2022 10:09

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim, në 100 vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, përmes një statusi në Twitter është shprehur se para 100 vitesh u ndez pishtari i marrëdhënieve diplomatike dhe që atë ditë, edhe në ditët më të errëta të diktaturës, shqiptarët trima e mbajnë gjallë pishtarin.

Zyrtarja e lartë amerikane u shpreh se tashmë pishtari është më I ndritshëm se kurrë dhe do të na ndriçojë rrugën përpara.

“Më 28 korrik 1922 Amerika dhe Shqipëria vendosi marrëdhënie diplomatike. Atë ditë u ndez një pishtar. Edhe në ditët e errëta të diktaturës, shqiptarët trima mbajnë flakën gjallë. Sot, ai pishtar digjet më i ndritshëm se kurrë. Le të na ndriçojë rrugën përpara, së bashku, për 100 vitet e ardhshme!”

1/2 On July 28, 1922, 🇺🇸 & 🇦🇱 established diplomatic relations. A torch was lit that day. Even through the dark days of dictatorship, brave Albanians keep the 🔥 alive. Today, that torch burns brighter than ever. Let it illuminate our way forward, together, for the next 100 yrs! pic.twitter.com/EuwvTui4vr

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) July 28, 2022

Top Channel