Rrëmbehet adoleshenti në Elbasan/ Rrëmbyesit e liruan dje në mbrëmje, policia kishte nisur kërkimin

28/07/2022 15:11

Policia e Elbasanit ka arrestuar katër të rinj të cilët rrëmbyen një minoren dhe e mbajtën të bllokuar ditën e mërkurë.

Ngjarja ndodhi në afërsi të pallatit të sportit në qytetin e Elbasanit rreth orës 22:20 të mbrëmjes.

Mësohet se gjithçka nisi pas një konflikti mes katër të rinjve dhe 17-vjeçarit.

Policia e Elbasanit njofton se minoreni u mbajt forcërisht në një makinë për disa minuta.

Por efektivët e qyteti të Elbasanit nuk zbardhin detaje mbi arsyet e rrëmbimit të minorenit.

Katër të rinjtë e arrestuar tashmë janë nën akuzën për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, e kryer në bashkëpunim.

Top Channel