Akullorja e shtëpisë është padyshin një ëmbëlsirë fantastike, veçanërisht në këto ditë përvëluese vere.

Aspak e mundimshme, kërkon pak përbërës dhe të mrekullon me shijen e saj fantastike.

Ju mund ta konsumoni në çdo kohë të ditës, ajo do t’ju freskojë dhe ëmbëlsojë menjëherë mendjen edhe shpirtin.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me mënyrë e përgatitjes së akullores në shtëpi me shije të ndryshme, pa pasur nevojën e një makinerie.

Përbërësit
500 ml krem ​​pana

350 g qumësht të kondensuar

Copa çokollate

1lgj kafe pluhur e tretshme

1lgj krem lajthie

Përgatitja
Hidhni në një enë kremin pana dhe përpunojeni me një mikser dore derisa kremi të fryhet dhe të jetë i butë.

Më pas shtoni qumështin e kondesuar dhe përpunojeni sërisht derisa përbërësit të bashkohen plotësisht.

Ndani masën në tre tasa dhe shtoni në njërën copat e çokollatës, tek tjetra kafenë dhe tek e fundit kremin e lajthisë.

Lërini në frigorifer për të paktën 3/4 orë.

Shërbejeni akulloren e ftohtë në një kaush ose në një gotë./AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA