Katër persona janë vënë në pranga në Elbasan, pasi mbajtën peng një të mitur mbrëmjen e djeshme.

17-vjeçari u mor peng pas një konflikti mes disa adoleshentëve, në afërsi të pallatit të sportit në qytetin e Elbasanit. Disa nga personat e përfshirë në konflikt kishin marrë në automjet, pa dëshirën e tij të miturin.

Për ngjarjen ranë në pranga të rinjtë D. B., 20 vjeç, F. G., 19 vjeç, B. Q. 22 vjeç dhe E. G., 20 vjeç, banues në Elbasan.

Ata akuzohen pas një konflikti fizik për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbajtur me forcë në automjet, për disa minuta, një 17-vjeçar të përfshirë në konflikt.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, e kryer në bashkëpunim.

Top Channel