Emri/ I pajisur me municione luftarake dhe silenciator, në pranga 45-vjeçari që lëvizte në Tiranë me armë

28/07/2022 11:06

Një tjetër rast i lëvizjes së qytetarëve në kryeqytet pajisur me municion luftarak, është goditur ditën e sotme, ku në pranga ka rënë një 45-vjeçar me emrin Ermir Kroqi dhe është shpallur në kërkim Martin Ramaj për moskallëzim krimi.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në rrugën “Agush Gjergjevica”, në një automjet, po qarkullonte 1 shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Pasagjeri”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Ermir Kroqi , 45 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”;

– Martin Ramaj., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Në rrugën “Agush Gjergjevica”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin M. M. dhe pasagjer shtetasin E. K.

Gjatë kontrollit në çantën e dorës së shtetasit E. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një silenciator. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. K., shërbimet e Policisë gjetën një pushkë sportive, tre thika dhe municion luftarak.  Shtetasi M. M. ka patur dijeni për krimin, por nuk ka kallëzuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale

 

Top Channel