Ilustruese

Një aksident ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në orën 13:00, në afërsi të fshatit Hudënisht, Pogradec, ku është përplasur një mjet tip “Benz” me drejtues J. M., me një kamion, me drejtues shtetasin N. N.

Për pasojë është lënduar J. M., i cili u dërgua për mjekim në Spitalin e Pogradecit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesin e kamionit po kryen veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel