Përfshihet nga flakët stalla e bagëtive në Lezhë, dëme të shumta materiale

27/07/2022 16:06

Një stallë bagëtish është përfshirë nga flakët në lagjen Sheher të Lezhës këtë të mërkurë.

Nga zjarri rrezikohej edhe banesa që ndodhej pran stallës, por falë ndërhyrjes së zjarrfikësve u bë e mundur shuarja e zjarrit.

Familjarët kanë pohuar se dëmi i shkaktuar nga zjarri është i madh pasi në stallë kanë pasur ushqimin e bagëtive me vlerë rreth 5 milionë lekë.

Top Channel