Përfshihet nga flakët pylli në Orosh të Mirditës, 4 zjarrfikëse dhe një helikopter aktivizohen për shuarjen e zjarrit

27/07/2022 09:51

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë fshatin Ndershen të Oroshit në Mirditë.

Vatra e zjarrit ka marrë përmasa në pyll me pisha dhe lis. Aktualisht në zonë  ndodhen 4 automjete zjarrfikëse si dhe helikopter.

Terreni është shumë i thyer malor dhe është e pa mundur të ndërhyhet me mjete dhe forca tokësore.

Top Channel