Pas disa orësh luftë me flakët është vënë  nën kontroll zjarri në fshatin Shijon në Elbasan.

Edhe pse ekziston rreziku i aktivizimit të vatrave për shkak të temperaturave të larta, sërish risku më i madh duket se kaloi.

Fillimisht e gjithë puna u përqendrua për shpëtimin e banesave dhe më pas të ullishteve. Zjarri shkaktoi dëme të konsiderueshme ku qindra rrënjë ullinj dhe pyll shkoze u shkrumbua.

Top Channel