Kodrat me ullishte në Elbasan përfshihen nga flakët, zjarrfikëset dhe qytetarët në bashkëpunim për shuarjen e zjarrit

27/07/2022 12:55

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat me ullishte në veriperëndim të Elbasanit.

Zjarri ka nisur pranë fshatit Shijon dhe është përhapur me shpejtësi për shkak të erës dhe temperaturave ekstreme. E gjithë puna e zjarrfikëseve, ekipit të emergjencave dhe banorëve të zonës është përqendruar për shpëtimin e 4 banesave që rrezikohen nga flakët, ndërsa një banesë e braktisur u pushtua nga flakët.

Terreni malor e ka bërë edhe më të vështirë ndërhyrjen me mjete ndërsa flakët përparojnë më shpejtësi. Deri tani numërohen me qindra rrënjë ulliri të djegura, ullinj qindra vjeçar por edhe fidanë të rinj.

Një tjetër vatër problematike në qarkun e Elbasanit është ajo në malet mes Gramshit dhe Pogradecit ku dhjetëra hektarë pyje ahu dhe pishe janë shkrumbuar nga flakët. Zjarrfikëset e bashkive Gramsh e Pogradec, ekipet e pyjores dhe forcat e ushtrisë prej dy ditësh po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.

Gjithashtu një shtëpi e braktisur është përfshirë nga flakët.

Top Channel