Faza me eliminim direkt po merr formë, Gjermania gjen Paraguain, Franca “peshkon” Suedinë. Cilat janë çiftet e konfirmuara deri tani
Eros Grezda është shqiptari i radhës që transferohet në Turqi. Ish-lojtari i kombëtares shqiptare, ka firmosur për një vit me Manisa FK, me opsionin e zgjatjes së bashkëpunimit deri në vitin 2024.

Do ta çojmë ekipin në Superligë, aty ku e ka vendin”, deklaroi sulmuesi anësor pas firmës me klubin që garon në divizionin e dytë të futbollit turk. Manisa prezantoi pak ditë më parë edhe David Domgjonin, ish-mbrojtësin e Tiranës dhe Laçit.

Ndërkohë, i lumtur u shfaq edhe presidenti Mevlut Aktan: “Kemi ambicie, duam të ecim përpara dhe kam besim se Grezda, i cili është një lojtar me vlera, do të japë kontributin e tij në ngjitjen e ekipit në Superligë”.
Futbollisti nga Gjakova numëron 12 ndeshje dhe 1 gol me Shqipërinë, ndërkohë që më parë ka luajtur me skuadra si Rangers, Osijek, Zalaegerszeg, NK Aluminij dhe NK Lokomotiva.

Top Channel