Situata e zjarreve në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Disa vatra ende aktive në Tiranë, Kurbin dhe Krujë, mbi 200 forca në terren Ilir Meta theu heshtjen dhe mohoi pretendimet se ai është politikani me inicialet I.M që ka rezultuar pjesë e dosjeve sekrete të ish-sigurimit te shtetit.
Ai sfidoi autoritetin e dosjeve të bëjë publike dokumentet ndërsa duke u kthyer pas në të shkuarën e tij Ilir Meta kujtoi se në Fakultetin Ekonomik ku ai ka kryer studimet ishin me dhjetëra studentë me të njëjtat inciale, madje edhe një shoku tij i klasës kishte të njëjtin emër dhe mbiemër.
Ilir Meta e cilësoi lojë politike, ndërsa sulmoi ashpër autoritetin e dosjeve duke e akuzuar për falsifikim të dokumenteve, pasi sipas tij prej vitit 92 ai është nënshtruar të gjitha verifikimeve dhe e shkuara e tij ka dal e pastër.
Për njollosjen emrit nuk do i drejtohet drejtësisë ndërsa thotë se nuk ka marrë asnjë dokument nga autoriteti i dosjeve dhe as nga kryetarja e Kuvendit për të cilën tregoi se i ka humbur respekti.
Top Channel