E lindur me njërin krah gjigant, rrëfehet e reja nga SHBA: Më këshillojnë…

27/07/2022 10:34

Olivia Klopchin, 18 vjeçe, nga Springfield, SHBA, u diagnostikua me një keqformim vaskular në moshën dy muajshe pasi prindërit e saj vunë re një mavijosje në bërrylin e saj, e cila kishte qenë aty që nga lindja.

Me kalimin e viteve, krahu i saj i djathtë u bë më i madh se krahu i majtë dhe shumë më i enjtur.

Toip Albania Radio shkruan se kjo shkaktohet nga zhvillimi jonormal i enëve të gjakut, i cili çon në zbardhjen e ngjyrës ose zgjatjen në rajonin e prekur.

Pavarësisht pamjes megjithatë, krahu dhe dora e saj janë ende plotësisht funksionale.

Historia e jetës së Olivia tërhoqi vëmendjen e përdoruesve të TikTok, pasi e reja filloi të postonte video të ndryshme.

Në njërën prej tyre, ajo rrëfente se merr mesazhe të ndryshme dashakeqe nga përdoruesit e rrjetit. Për shembull, dikush e këshilloi që ta priste krahun dhe një person tjetër i shkruante se do të ishte më mirë me një protezë.

“Personalisht, do të preferoja të kisha një protezë vërtet të bukur dhe të jem në gjendje ta dekoroj, por ky është vetëm opsioni im”, thoshte komentuesja.

Olivia reagoi menjëherë dhe duke thënë: “Më mirë të vdes sesa ta bëj këtë”. Përdorues të tjerë të platformës e mbështetën vajzën:

“Nuk mund ta kuptoj se si disa njerëz mund t’ju këshillojnë të hiqni dorë nga një dorë plotësisht funksionale vetëm sepse nuk duket mirë nga ana estetike?” komentoi një person.

Klopchin tha se në fillim nuk kishte ndërmend të postonte përmbajtje në rrjetet sociale, por më pas mendoi se do të ishte mirë që bota të dinte për sëmundje tilla.

“Nuk kisha parë askënd me diçka si unë në internet. Doja që njerëzit si unë të merrnin telefonin dhe të thoshin: “Hej, shiko, ky person ka atë që kam unë”.

Top Channel