U vodh në Itali, shitej në Vorë! Vegla muzikore e vitit 1700 iu rikthye karabinierëve italianë

26/07/2022 19:47

Një clavikordë (vegël muzikore antike e  shekullit XVIII, pjesë e trashëgimisë kulturore italiane), e cila u grabit në vitin 2015 në Konservatorin e Parmës, është gjetur në një dyqan instrumentesh muzikore në Vorë.

Kjo vepër e rrallë, pjesë e paçmueshueshme koleksioni, iu dorëzua sot palës italiane në një ceremoni në Ministrinë e Drejtësisë, me prezencën e ministrit të drejtësisë Ulsi Manjës, ministres së kulturës Elva Margariti dhe Komandanti i komandës së Karabinierëve për trashëgiminë kulturore Roberto Riccardi.

Vjedhja ndodhi në Konservatorin ‘Arrido Boito’ në Parma natën e vitit të ri në 2015. Vetëm pas kthimit në janar u vu re mungesa e këtij antikuari. Pjesë e Koleksionit ‘Laura Alvini’, një koleksion instrumentesh të lashta me tastierë që i përkisnin pianiste e njohur milaneze, e cila vdiq në janar 2005. Vlera e saj është mijëra euro.

Bashkëpunimi për kthimin e instrumentit ka nisur që në 2018, por duke qenë se në të ishin përfshirë shumë institucione, përfshi edhe prokuroritë e dy vende I gjithë procesi ka kërkuar kohë, duke u finalizuar vetëm këtë të martë.

 

Top Channel