I mbuluar me diamante, Elton Ilirjani pozon si model në rrugët e Manhattan

26/07/2022 18:37

Elton Ilirjani, para javës së modës në New York ka sfiluar me një kapele me diamante rrugët e Manhattan.

I mbuluar me diamante dhe gurë të çmuar në kapele, syze, duar dhe vathë që shkëlqenin gjatë natës ai pozon për aparatin fotografik.

Nëpermjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, biznesmeni shqiptar falenderon stilistët për besimin, ndërsa shton se “e kanë kthyer jetën e tij në diamant”.

Ai shpreh vlerësimin që shtëpitë e botës i kanë besuar krijime luksoze dhe të shtrenjta. Klas, stil, bizhuteri, ecje unike, modele të pazakonta. Kështu Ilirjani po e kthen modelingun edhe në profesion, përveç pasionin për të bukurën, që gjithnjë e ka shprehur në rrjetet sociale.

 

FOTO GALERI
1/7

Top Channel