Gjenerali më i lartë amerikan Mark Milley, ka bërë një paralajmërim së fundmi në lidhje me synimet e Kinës ndaj SHBA-së, duke thënë se Pekini është bërë më agresiv dhe numri i përgjimeve kineze është rritur ndjeshëm kohët e fundit.
“Kina po rritet në agresivitetin e saj në retorikën e saj, por edhe në aktivitetin e saj,” tha të premten kryetari i shefit të shtabit të përbashkët Mark Milley para një grupi gazetarësh që udhëtonin me të në Azi.
“Numri i përgjimeve kineze në det dhe në ajër janë rritur ndjeshëm gjatë pesë viteve,” tha Milley, megjithëse ai nuk ofroi detaje të mëtejshme mbi shifrën.
Komentet e forta nga Milley nënvizojnë përpjekjet e administratës Biden për ta bërë përballjen me Kinën një prioritet strategjik kyç dhe ato vijnë pasi kryetarja e Dhomës Nancy Pelosi duket se po përgatitet të drejtojë një delegacion të Kongresit në Tajvan, një ishull vetëqeverisës që Pekini e pretendon si të tijin.
Presidenti Joe Biden ka sugjeruar se ushtria amerikane beson se një udhëtim i mundshëm i Pelosit dhe ligjvënësve të tjerë do të përbënte rreziqe sigurie.
Pentagoni nuk ka pranuar të thotë nëse zyrtarët e kanë informuar drejtpërdrejt demokratin e Kalifornisë, por zyrtarët thonë se shqetësimet përfshijnë krijimin e një zone të ndaluar fluturimi ose rritjen e përgjimeve të pasigurta të anijeve dhe avionëve të SHBA-së dhe aleatëve në rajonin e Paqësorit.
Top Channel