Kosova jashtë agjendës së KiE/ Anëtarësimi mungon në axhendë, kushti për qeverinë Kurti mbetet Asociacioni
Sot bëhet një vit nga aksidenti tragjik në autostradën te Slavonski Brod në Kroaci, ku humbën jetën 10 persona dhe 45 të tjerë u lënduan në autobusin me targa të Kosovës.
Në autobus kishte 67 pasagjerë, përfshirë fëmijë dhe dy shoferë , ndërsa nëntë pasagjerë dhe një shofer humbën jetën.
Autobusi ishte nisur nga Frankfurti i Gjermanisë drejt Prishtinës dhe i përkiste një kompanie nga Kosova, ndërsa u aksidentua në autostradën A3 Zagreb- Lipovac.
10 jetët mbyllën sytë përgjithmonë në atë ditë të kobshme janë shoferi Naser Sylmetaj, lindur më 1974, Gjakovë; Leonora Gjota-Kolmekshaj, lindur më 1982, Junik – Deçan dhe mamaja e saj Gjyle Maloku, Valentina Binakaj dhe vajza e saj Erlinda Binakaj; Sevdail Rrustemi, lindur më 1973, Pakshticë e Epërme – Podujevë; Kujtim Kastrati, lindur më 1981, Radostë; Hamet Hoxha, lindur më 1966 Randobravë – Gjakovë; Anjeza Bellanica dhe Alinda Iprijaj, nënë e 5 fëmijëve.
Presidentja Vjosa Osmani e shpalli ditë zie në Kosovë, 25 korrikun, për shkak të këtij aksidenti tragjik.
Sipas mediave kroate, shoferët e autobusit nga Kosova me emigrantë nga Frankfurti për në Prishtinë kishin pushuar në Bregana për gjysmë ore para aksidentit.
Aty ata ishin ndërruar dhe drejtimin e autobusit e kishte marrë shoferi tjetër. Supozohet se aksidenti është shkaktuar nga lodhja e shoferit.
Ky u cilësua si aksidenti më tragjik në rrugët e Kroacisë në 15 vitet e fundit.
Top Channel