Makina përplas motorin në autostradën Durrës-Tiranë, plagoset 30-vjeçari

25/07/2022 19:06

Një 30-vjeçar është plagosur këtë pasdite, pasi teksa udhëtonte me motor në autostadën Durrës-Tiranë është përplasur nga një makinë.

Policia njofton se mjeti me drejtues 48-vjeçarin me iniciale A. S. është përfshirë në aksident me motomjetin me drejtues 30-vjeçarin me iniciale J. M..

Përveç shoferit të motomjetit, është lënduar dhe pasagjeri i tij, shtetasi R. Ç., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihet si ka ndodhur aksidenti, ndërkohë që pritet zbardhja e ngjarjes nga grupi hetimor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA