Ekspozita e Amarildo Ruçit/ Punimet e artistit bashkëkohor prezantohen në datat 1 deri në 4 shtator

25/07/2022 20:03

Amarildo Ruçi, piktori surrealist me një stil të veçantë dhe unik do të ekspozojë disa nga punët e tij në hollin e “Carrousel Du Louvre” dedikuar artit bashkëkohor nga 1 deri më 4 shtator.

Loja e simbolikes është e pranishme ne veprat e autorit me elementet figurative. “Vorbulla” e ngjyrave shpërndahet në trajtën e një figure gjeometrike si sfera në hapësirën pothuajse minimaliste të bardhë që rrethon subjektin. Gjashtë nga veprat e tij në këtë filozofi do të jenë pjesë e stendës së tij përfaqësuese

Artisti ka ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar,  në galerinë “Grossetti Artë”, në Kosovë etj.

Së shpejti artisti do të ketë edhe një performancë ‘live’ në sheshin “Skënderbej” me një performancë ‘live’ rreth tre orë si pre Louvre.

 

Top Channel