Policia e Kosovës e ka ndaluar reperin Feronit Shabani, i njohur me emrin e artit  si “Fero”, pasi akuzohet për dhunë fizike.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjilan, përmes një njoftimi për media të hënën.

Prokuroria Themelore ne Gjilan, pas njoftimit që në media është duke qarkulluar një video incizim ku shihet një person duke e sulmuar një person tjetër në veturë, në qytetin e Gjilanit, menjëherë ka autorizuar Policinë e Kosovës -Hetuesit në Stacionin Policor në Gjilan, ku të njëjtit edhe e kanë bërë identifikimin e të dëmtuarit dhe të pandehurit, dhe pas intervistimit të tyre me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48-orë i pandehuri F.SH”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas prokurorisë, ngjarja ka ndodhur ditën e dielë rreth orës 17:00.

Top Channel