Kontenieri me mallra të bllokuara në Durrës dërgohet gabimisht në Pire të Greqisë, nis hetimi Dy persona nga Hollanda, përkatësisht 30 vjeçe dhe 32 vjeç janë arrestuar, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Manhunt” u finalizua me arrestimin e shtetasve K. U. (30 vjeçe) dhe L. H. (32 vjeç) në Shëngjin të Lezhës.
Ata do të ekstradohen në Hollandë për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike të forta dhe sintetike”.
Njoftimi policisë:
Vijon bashkëpunimi i ngushtë i strukturave të Policisë së Shtetit me homologët, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Operacioni, nga Fast Albania, në bashkëpunim të ngushtë me FAST Finland, Interpolin e të dy vendeve dhe DVP Lezhë.
Kapen dhe arrestohen, me qëllim ekstradimi, 2 shtetas finlandez, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike të forta dhe sintetike”.
Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit në kohë, ndërmjet FAST Albania dhe FAST Finland, për vendndodhjen e dy shtetasve finlandez në kërkim ndërkombëtar, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Manhunt”.
Si rezultat i këtij operacioni, në Shëngjin, Lezhë, u bë e mundur kapja e shtetasve:
– Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese finlandeze, vijon punën për ekstradimin e këtyre shtetasve drejt Finlandës.
Ky operacion tregoi rëndësinë e krijimit të strukturës policore FAST Albania, si dhe profesionalizmin dhe besueshmërinë e strukturave të Policisë së Shtetit, për të vepruar si të barabartë me homologët.
Top Channel