Vala e të nxehtit ka sjellë temperatura ekstremisht të larta këtë fundjavë që pritet të arrijnë deri në 41 gradë C.

Teksa një pjesë ka zgjedhur që të freskohet pranë bregdetit, qytetarët e mbetur në Tiranë, që në mëngjes iu është dashur që të ndjekin hijet për të lëvizur në rrugë.

Për t’i bërë ballë nxehtësisë, si zgjidhje një pjesë kanë parë edhe çadrat e diellit, ndërsa shishja e ujit është mënyra më e mirë për tu freskuar sadopak.

Të moshuarit janë ata që kanë edhe më tepër vështirësi në përballimin e vapës dhe përpiqen që t’i shmangin daljet në orët e pikut.

“Me vështirësi e përballojmë, dalim herët në mëngjes. Lëviz me çadër ose me kapele. Pensionistë jemi nuk kemi mundësi të shkojnë të pushojmë në bregdet”.

Edhe turistët, që kanë zgjedhur të vizitojnë kryeqytetin në fund të korrikut, mundohen të gjejnë hije pëer të pushuar.

Në ditë të tilla të nxehta mjekët rekomandojnë për kujdes të shtuar, konsumimin e sa më shumë lëngjeve dhe daljet herët në mëngjes ose orëve të pasdites.

Top Channel