Emri/ I dënuar me 20 vite burg për një vrasje në vitin 1998, arrestohet 62-vjeçari në Sarandë

23/07/2022 16:33

Hair Breshanaj 62-vjeç është arrestuar ditën e sotme në Sarandë 24 vite pasi kreu një vrasje.

Policia bën me dije se 62-vjeçari është dënuar me 20 vite burg për një vrasje të kryer në vitin 1998.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 21.12.2000, e ka dënuar me 20 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”. 62-vjeçari, më datë 24.11.1998, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë me thikë shtetasin N. N.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel