E konfirmon De Laurentiis, Napoli largon nga skuadra golashënuesin më të mirë të historisë

23/07/2022 22:06

Dries Mertens e mbyll me Napolin pas 9 sezonesh. Lajmin e ka dhënë presidenti Aurelio De Laurentiis, i cili deklaroi se sulmuesi belg ka refuzuar ofertën e fundit për rinovim të kontratës me pagë prej 2.4 milionë eurosh.

Mertens iu bashkua Napolit në verën e 2013-ës dhe që atëherë numëron 148 gola në ndeshje zyrtare, duke u shndërruar në golashënuesin më të mirë të historisë së klubit të kaltër, megjithatë aventura përfundoi pas 9 sezonesh.

Kontrata e sulmuesit 35-vjeçar përfundoi këtë verë dhe palët negocionin rinovimin prej javësh, por duket se oferta prej 2.4 milionë eurosh është konsideruar e ulët nga Mertens, që ka vendosur ta mbyllë njëherë e mirë me Napolin.

Top Channel