Aktiviteti i fundit zyrtar! Presidenti Meta vlerëson me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, poetin e atdheut dhe dashurisë, Dritëro Agollin

23/07/2022 20:19

Ne aktivitetin e fundit zyrtar presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”,  poetin e atdheut dhe dashurisë, Dritëro Agollin

MOTIVACIONI:

“Me vlerësimin më të lartë për personalitetin e shquar të letërsisë, kulturës dhe trashëgimisë sonë kombëtare, i cili me veprën e tij të pashembullt poliedrike e shumëdimensionale: letrare, artistike, estetike, filozofike, enciklopedike, akademike, politike dhe shoqërore, mishëroi virtytet më të vyera të shqiptarizmës si dhe ngjizi në shpirtin e kombit shqiptar atdhedashurinë dhe patriotizmin, dashurinë për tokën, njeriun dhe gjuhën e bukur shqipe, duke u kthyer në një shërbestar humanist dhe apostull besnik i ëndrrës shekullore të rilindasve tanë.”

Ky është edhe aktiviteti i fundit zyrtar i Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta.

Top Channel