Erdogan: Marrëveshja e nënshkruar për grurin do të lehtësojë rreziqet e urisë për miliarda njerëz në botë

22/07/2022 17:23

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është shprehur ditën e sotme se marrëveshja e nënshkruar për lehtësimin e eksportit të grurit do të lehtësojë rreziqet e urisë për miliarda njerëz. 

“Miliona njerëz do të çlirohen nga ky rrezik i urisë. Në ditët në vijim, do të shohim fillimin e trafikut të anijeve dhe shumë vende do të kenë një frymë të pastër. Kjo do të kontribuojë në të gjithë procesin nga eksporti në mbërritjen në destinacion dhe në të gjitha pikat kemi arritur një marrëveshje”, tha Erdogan.

Zbatimi i marrëveshjes do të bëhet përmes Qendrës së Përbashkët Koordinuese në Stamboll, theksoi ai.

“Kemi kryer një proces intensiv dhe të vështirë me Ukrainën, Rusinë dhe zyrtarët e OKB-së për eksportin e grurit. Ishim në kontakt të vazhdueshëm. Kemi mbajtur konsultime të gjera, Ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes bënë një përpjekje të madhe.”- shtoi ai.

 

Top Channel