Afrikani i vitit për të dytën herë, Mane: Me Salah jemi miq, njerëzit “vdesin” për rivalitet

22/07/2022 17:10

Sadio Mane është shpallur lojtari më i mirë afrikan i vitit 2022. Sulmuesi i Bayern Munich, klub ku u transferua këtë verë nga Liverpooli, ka fituar konkurrencën me Momo Salah, ish-shokun e ekipit te “The Reds”, dhe Edouard Mendy, portierin e Chelsea.

30-vjeçari la pas Salah dhe Mendy, ndërkohë që shprehu gjithë lumturinë e tij për këtë sukses personal, duke u ndalur edhe te “rivaliteti” me Salah.

Ndonjëherë njerëzit kërkojnë rivalitet mes meje dhe Salah, por të them të drejtën nuk ndiej rivalitet ndaj asnjë lojtari. Ne kemi një marrëdhënie të mirë, i shkruajmë njëri-tjetrit.

Gazetat gjithmonë përpiqen t’i amplifikojnë gjërat. Unë nuk shkoj mirë vetëm me një lojtar, me gjithë të tjerët kam kaluar shumë mirë. Mund të pyesni këdo. Kam marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë”, u shpreh Mane./ SuperSport

Top Channel