Monika Lubonja ishte një nga banorët më dinamike të këtij edicioni të parë të “Big Brother VIP Albania”. Ajo dhuroi gjithçka, nga të qeshurat dhe shakatë e shumta me banorët e tjerë, e deri te emocionet e forta gjatë spektaklit.

Monika tregoi se nuk ka frikë të sfidojë moshën, dhe të përballojë më së miri bashkëjetesën me të tjerë VIP-a të moshave të ndryshme.

Monika Lubonja u surprizua me një parashutë dedikuar asaj gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother Vip. Përveç kësaj Monika dhe piloti realizuan edhe një takim miqësor para kamerave.

Pasi veprimi i pilotit mori vëmendjen e publikut, Romeo Veshaj dhe Elgit Doda realizuan projektin muzikor “Piloti i zemrës” dedikuar Monikës.Për të gjithë ju që keni menduar se historia e pilotit me Monikën u mbyll thjesht me një takim pas daljes së saj nga Big Brother Vip, e keni gabim sepse ka edhe më shumë se kaq.

Ekskluzivisht për Top News, piloti Arbër Xhaja ka dërguar fluturimin e tij me parashutë dhe shoqëruesja është pikërisht Monika Lubonja.

Nga pamjet ajo duket tepër e emocionuar dhe ndihet falenderuese ndaj Arbana Osmanit që ka mundësuar njohjen e tyre.

Me një nga ish-banorët me të cilin kishte marrëdhënie deri diku të mira brenda shtëpisë, gjërat nuk janë më të tilla. Në një intervistë të dhënë së fundmi, aktorja teksa është pyetur për historinë e shumëpërfolur ende edhe pse shumë muaj pas përfundimit të spektaklit, të Borës dhe Donaldit, Monika nuk i kurseu aspak kritikat duke u shprehur se tanimë e gjitha po bëhet për marketing./Top Albania Radio

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA