Live Night” është prodhimi më i ri në Top Channel që padyshim është një risi e ekraneve tona. Deri më tani keni pasur mundësinë të shihni në intervista shumë më ndryshe nga sa jeni mësuar disa nga artistët e “A Live Night” dhe t’i dëgjoni duke performuar live teksa na falin një emocion shumë të vecantë.

“A Live Night” po na mban çdo të shtunë mbrëma të gozhduar para ekranit. Kemi zbuluar një anë tjetër që nuk e njihnim më parë të artistëve më në zë dhe kemi ndjekur disa nga hitet e tyre më të mira ndër vite.

Ndërkohë po ju njohim me artisten e kësaj jave. Është pikërisht këngëtarja e njohur Fifi, artistja të cilën do të kemi kënaqësinë për ta ndjekur këtë të shtunë.

Fifi do të rrëfejë çdo të pathënë lidhur me karrierën e saj, hapat e parë në muzikë, sakrificat, vështirësitë e deri tek jeta e saj personale. Një intervistë si asnjëherë më parë, këngëtarja hap zemrën dhe flet pa ‘doreza’ për publikun, duke treguar një anë tjetër të sajën.

Disa nga hitet që Fifi do të sjellë në “A Live Night” janë:

1.Diell

2. Psikopatja jote

3. Hana

4. Marova

5.Krimineli zemrës

Top Albania Radio

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA