Banka Qendrore Evropiane rriti normën e interesit për herë të parë në 11 vjet të enjten, një lëvizje e madhe kjo, teksa ligjvënësit  kanë frikë se do të humbasin kontrollin e rritjes së çmimeve të konsumit.

Me inflacionin që tashmë po i afrohet një numri dyshifror, ekonomia e BE po  vuan nga ndikimi i luftës së Rusisë në Ukrainë.

Por shefja e BQE, Christine Lagarde thotë se ndryshimi i politikës do të forcojë ndryshimin për prirjen  e inflacionit dhe do të ndihmojë BQE-në të arrijë objektivin e saj në një afat më të gjatë.

Banka miratoi një rritje prej 0.5 përqind  pasi perspektiva e inflacionit po përkeqësohet me shpejtësi.

Vendimi u ndikua edhe nga  rënia e fundit e euros në një nivel të ulët prej dy dekadash kundrejt dollarit .

Këshilli drejtues i bankës tha se “gjykoi se ishte e përshtatshme për të ndërmarrë një hap të parë më të madh në rrugën e normalizimit të normës së politikës së saj sesa sinjalizohej në mbledhjen e tij të mëparshme”.

 

Top Channel