Këngëtarja Zajmina Vasjari foli me fjalë shumë të ëmbla për bashkëshortin e saj, ndërsa ishte e ftuar në “Goca dhe Gra” në Top Channel këtë të mërkurë.
Ajo u shpreh se babai i fëmijëve të saj është një prind i mrekullueshëm dhe i përgjegjshëm.
“Kamari ka tiparet e mia por ka një hije të babit, thonë që djemtë ngjajnë më shumë nga mami, goca ka marrë shumë nga ai ati. Unë jam shumë e lidhur me vajzën tani se djali është i vogël. Klodi është një baba shembullor, ka tre vajza bashkë me timen. Është një baba, shok, prind dhe i përgjegjshëm, ka dëshiruar shumë që të jetë baba i një djali por asnjëherë s’e ka prishur zemrën”, tha këngëtarja.
Tashmë Zajmina dhe partneri i saj janë prindër të një vajze dhe një djali.
Top Channel