Britaniku la gruan e familjen për refugjaten ukrainase: Tani jam pa punë e jemi trokë (fotot)

18/07/2022 15:56

Një britanik që la nënën e fëmiëjve të tij për një refugjate nga Ukraina të cilën ata morën për ta strehuar në shtëpi, tregon se aventura e tij e re i ka kushtuar vendin e punës dhe të ardhurat.

29 vjecari Tony Garnett la të fejuarën e tij Lorna he dy fëmijët për refugjaten Sofiia Karkadym, 22 vjeçe, vetëm dy javë pasi ajo erdhi të strehohej me familjen në shtëpinë e tyre në Bradford në veri të Britanisë.

Por disa ditë më vonë zonja e shtëpisë, 28 vjeçarja Lorna, akuzoi Sofiia se ia kishte vënë syrin burrit të saj

Kështu që Sofiia mblodhi plaçkat e u largua, por Lorna u habit kur dhe burri i saj Tony, i cili punonte si roje sigurie, e ndoqi atë dhe doli nga shtëpia.

Çifti i ri është përballur me një valë të gjerë përçmimi e abuzimi në rrjetet sociale, disa prej të cilëve kanë nisur peticione për deportimin e Sofia.

Tashmë Tony thotë se problemet kanë përfshirë jetën e tij personale, duke e lënë të papunësueshëm prej historisë në media.

Ai tha për rrjetin Daily Star: “Tani vetëm po përpiqemi të mbijetojmë me Sofiia, nuk duam të marrim asistencë sociale, më parë kisha një biznes të mirë por historia bëri efektin e saj”.

Ai thtoë se duhet të kujdeset për Sofiia e cila ka probleme me njërin sy pas jnë infeksioni që pësoi gjatë udëhtimit të saj nga Lviv në Britani.

“Tani prioriteti im është ajo, duhet të kujdesem për të”, thotë ai.

Gati tre muaj pas nisjes së situatës, Tony thotë se duhet të kërkojë ndihmë financiare nga familjarët pasi ka shitur shumë objekte personale.

Sofiia tregon sesi tani e akuzojnë se veprimet e saj po bëjnë që familjet britanike të mos pranojnë refugjatë nga Ukraina.

Ajo tregon më tej: “Prindërit e mi thonë se u vjen turp prej meje dhe nuk dalin dot jashtë”.

“Ata thonë se tani prej asaj që bëra unë asnjë familje në Britani nuk do të pranojë refugjatë nga Ukraina”.

Sofiia insistonte me heret se nuk kishte pasur asgjë mes saj dhe Tony derisa ata dolën nga shtëpia e çiftit në Bradford, në veri të Britanisë.

Familja kishte marrë Sofiia-n për të bërë “pjesën e tyre” për të ndihmuar refugjatët, ndërsa Tony tregonte me herët se u lidh shpejt me të, madje dhe dy bijat e tij gjashtë e tre-vjeçare e pëlqenin.

Tony, i cili flet gjuhën sllovake me të cilën merrej vesh me ukrainasen, thotë se kjo situatë e kishte lënë gruan e tij duke mos kuptuar se cfarë po ndodhte.

“Në fillim ia kalonim mirë por më pas e shihja që Lorna po bëhej xheloze dhe e zemëruar me të”, tregon Tony duke shtuar se më pas Sofiia shkonte me të në palestër dhe kur ishin në shtëpi bëheshin gjithnjë e më të afërt fizikisht.

FOTO GALERI
3/3
Lorna u habit kur dhe burri i saj Tony, i cili punonte si roje sigurie, e ndoqi atë dhe doli nga shtëpia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA