Tetë anëtarët ukrainas të ekuipazhit të avionit që u rrëzua mbrëmjen e së shtunës në veri të Kavallës në Greqinë veriore kanë humbur jetën.

Sipas burimeve lokale, avioni humbi motorët për shkak të një zjarri në njërin prej tyre, dhe në vazhdim u rrëzua në një parcelë me misër.

Mister mbetet ngarkesa që ai po transportonte, si dhe destinacioni final.

Në terren kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikëse të cilat vunë nën kontroll flakët dhe mundën të nxjerrin trupat e karbonizuar të viktimave, ndërsa një ekip i posaçëm për luftën biologjike i ministrisë greke të mbrojtjes ka mbërritur në vend dhe po analizon mbetjet e ngarkesës.

Mediat lokale bëjnë me dije se në zonë ka mbetje të një pluhuri të bardhë ndërsa ngarkesa termike rreth mbetjeve të avionit është tepër e lartë paçka se kanë kaluar shumë orë nga rrëzimi i tij, çka tregon se avioni po transportonte ngarkesë tepër sekrete armatimi, me gjasa një lloj të ri arme sekrete, destinacioni i së cilës fillimisht ishte Jordania.

Burime të sigurta në Ministrinë e Jashtme greke thanë se bëhet fjalë për një “Hot Cargo”,siç vlerësohen prej shërbimeve inteligjentë ngarkesat sekrete të armëve.

“Ngarkesa nuk ishte deklaruar si armatim prej dërguesit të mallit që në këtë rast ishte shteti i Serbisë. Për ngarkesën nuk ishte deklaruar në planin e fluturimit as lloji i ngarkesës dhe as numri i personave jo pilotë në bord, ndërsa dyshohet se avioni do të ndalonte për disa orë në Jordani dhe prej andej do të shkonte në një aerodrom ushtarak në zonën e Krimesë. Ndërsa fakti që në avion ndodheshin edhe 5 persona të tjerë përveç 3 anëtarëve të ekuipazhit që zakonisht punojnë këta lloj avionësh, tregon se bëhet fjalë për dorëzim të një arme të re, dhe jo thjeshtë fishkë ose raketa”, thanë burimet për Top Channel.

Ndërkohë që pala serbe nëpërmjet zv. ministerit të Mbrojtjes deklaroi paraditen e së dielës se avioni kishte 11.5 tonë municione me destinacion Bangladeshin, por dhënë detaje ose faksimile të kontratës mes palëve.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA