Xhensila Myrtezaj: Ndikohem dhe vuaj shumë nga gjërat që dëgjoj përreth!

16/07/2022 22:52

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj, edhe pse sot ka arritur karrierë të gjatë dhe të suksesshme, thotë se ka ‘kritika  për Xhensilën e vogël’.

Në një rrëfim ndryshe sonte në “A live night”, Xhensila tregoi se do donte që të ishte treguar më e fortë kur ishte në nisje të karrierës së saj dhe të mos dëgjonte përreth.

Ajo tha se këto mësime ia jep Ajkës sot, të cilës i thotë të dojë veten dhe të ndihet perfekte.

Nëse do kisha Xhensilën e vogël sot, për të bërë atë hapin drejt muzikës, do t’i thoja që bëhu pak më e fortë, se tashmë është krijuar karakteri dhe është vonë që të ndryshojë. Vazhdo rrugën që zoti ka ndritur për ty, pa dëgjuar se çfarë bëhet përreth. Unë këtë gjë e vuaj shumë. Nëse do kisha qenë natyrë pak më e fortë, besoj do isha shumë më e qetë. Kjo është e vetmja gjë që do ja thoja Xhensilës së vogël, por ia them Ajkës gjithmonë. Duhet ta duash shumë veten, asnjë nuk është përfekt, por duhet të ndihesh perfekte. Në një mënyrë të thjeshtë i them duaje veten”, tha Xhensila në A live Night.

Top Channel